Edwin van der Sar do të qëndrojë në terapi intensive për momentin, pasi që dje pësoi sulm në tru.
Gjendja e tij është stabile, por ende shqetësuese, raporton skuadra e Ajax në një deklaratë, përcjell GazetaBlic Sport.
Ajax ndan këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edwin.
Kujtojmë që ish portieri holandez është duke u trajtuar në një spital në Kroaci, atje ku ishte edhe me pushime verore.
/GazetaBlic Sport/


