Sporti

Prezantimi i Arda Guler tek Real Madrid, shoku i tij tek Fenerbahce ‘shpërtheu’ në lot

07/08/2023 09:56
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e Fenerbahçes panë Arda Guler të prezantohej te Real Madridi dhe kishte nga ata që nuk i mbanin dot lotët.

Ky ishte Yigit Demir, një qendërmbrojtës 18-vjeçar, i cili është mik i ngushtë i Arda Guler dhe ka luajtur me mesfushorin nga radhët e të rinjve të klubit të Stambollit deri në ekipin e parë, përcjell GazetaBlic Sport.

Në rrjetet sociale, Arda Guler ka reaguar: “Shoku i vërtetë”, duke u lënë edhe një mesazh ish-shokëve të mbetur të skuadrës.

“Do të më mungoni shumë të gjithëve dhe nuk do t’ju harroj kurrë”, tha ai.