AC Milan është afër nënshkrimit të Tijjani Reijnders nga AZ, raporton Calciomercato.
Skuadra e Serie A ka intensifikuar kontaktet me agjentin e mesfushorit holandez dhe janë të sigurt se do ta transferojnë atë nga skuadra e Eredivisie, përcjell GazetaBlic Sport.
Rossonerët e përfunduan marrëveshjen me Pulisic dhe tashmë do të fokusohen tek Reijnders dhe disa emra të tjerë në merkato.



