Atalanta është e interesuar për të siguruar nënshkrimin e Mason Greenwood.
Informacioni është bërë i ditur këtë të premte nga Manchester Evening News, i cili thotë se ka negociata mes klubit italian dhe Manchester United për transferimin e 21-vjeçarit të ri anglez në Serie A si huazim, përcjell GazetaBlic Sport.
I njëjti burim thotë se në bisedat mes dy skuadrave është diskutuar edhe mundësia që Rasmus Hojlund të marrë rrugën e kundërt dhe të shkojë në ‘Old Trafford’.
Kujtojmë se Greenwood, i cili ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2025, është rikthyer së fundmi në stërvitje, por veçmas. Lojtari është parë në një fushë, në zonën e Mançesterit, i shoqëruar nga një trajner personal, për herë të parë që kur ish e dashura e paditi, në shkurt, akuzat për tentativë përdhunimi, agresion dhe sjellje kontrolluese.
Ndeshja e fundit e Greenwood ishte më 22 janar 2022.
/GazetaBlic Sport/


