Sporti

Feronikeli në bisedime me Ahmet Halitin

07/07/2023 21:14
nga:Mergim Rreci

Ahmet Haliti mund të jetë transferimi i radhës i Feronikelit 74′.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se palët janë në bisedime dhe se një marrëveshje mund të kompletohet.

Haliti ishte pjesë e skuadrës së Trepçës ’89 në edicionin që shkoi, kurse më herët ka luajtur për disa skuadra të njohura në Kosovë dhe Shqipëri.