Lajme

Kurti mirëpret në takim kreun e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano

07/07/2023 19:09
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Më tej, Kurti ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar me EULEX-in për të forcuar sundimin e ligjit në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur shefin e ri të misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka vullnetin që të bashkëpunojë me EULX-in për ta forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sot mirëprita kreun e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano”,ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ritheksova vullnetin e qeverisë sonë për të bashkëpunuar ngushtë me misionin për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e ardhshëm të Kosovës”, ka përfunduar ai.