Trajneri i njohur shqiptar, Zekirja Ramadani është transferuar në Arabinë Saudite, atje ku do të vazhdojë angazhimin e tij.
Këtë profesion në mënyrën më të mirë e ushtroi në Kosovë, aty ku brenda 4 viteve punë arriti që të fitoj tre tituj kampion me tre skuadra të ndryshme.
Ramadani do të udhëheq skuadrën e Uhud nga Medina, drejtuesit e së cilës i bënë një pritje madhështore.
‘GazetaBlic Sport’ mëson se ai do të paguhet me shifra të ‘majme’ në Arabi, atje ku sipas burimeve tona do ta ketë një pagë në harkun e 9 mijë eurove.

/GazetaBlic Sport/


