Një grua është ankuar në policinë e Kosovës, se persona të panjohur kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese, në rrjetin social “Tik Tok”, raporton GazetaBlic.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës.
Njoftimi i plotë: “Mitrovicë 24.06.2023-18:00. Me datë 06.07.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur një faqe në rrjetin social Tik Tok dhe kanë shpërndarë foto të vajzave të saj me përmbajtje denigruese. Rasti në procedurë hetimore”.


