Sporti

Manuel Pellegrini rinovon kontratën me Real Betisin

07/07/2023 08:56
nga:E K

Betisi njoftoi rinovimin e kontratës së trajnerit Manuel Pellegrinit deri në vitin 2026. Një shenjë e qartë e besimit absolut te trajneri kilian.

Kontrata e teknikut veteran përfundonte në 2025, por sukseset e arritura gjatë sezoneve të fundit e shtynë kupolën drejtuese të skuadrës andaluze të hidhte këtë hap.

Pellegrini ka kaluar tashmë tri sezone te Betis dhe ka arritur të fitojë tri bileta në Evropë për herë të parë në historinë e klubit.

Në vitin 2022 ai arriti ta çojë skuadrën drejt trofeut të Kupës së Mbretit.

Pellegrini ka insistuar gjithmonë se dëshira e tij është përmbushja e kontratave dhe tani klubi do të përpiqet t’i plotësojë dëshirat për rinovimin e organikës.

Betisi niset sot drejt Gjermanisë për fazën përgatitore.