Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotografi me ndjekësit në facebook pas përfundimit të vizitës në Kosovë.
Rama shkruan “MIRËMËNGJES ?dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon?
Kryeministri Rama dje ka zhvilluar një vizitë në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka anuluar takimin me Ramën pasi ky i fundit pak javë më parë anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
Turi dy-ditor i kryeministrit Rama në vendet e Ballkanit Perëndimo vjen në kuadër të ‘Samitit të Berlinit’


