Të paktën 16 njerëz vdiqën në një vendbanim në Afrikën e Jugut pas helmimit me gaz, tha sot shefi i qeverisë provinciale Gauteng, Panjaza Lesufi.
Më parë, shërbimet lokale të urgjencës njoftuan se 24 persona kishin vdekur për shkak të një rrjedhje gazi.
Trupat e viktimave ishin të shpërndara në zonë, dhe viktima më e vogë ishte një vjeç, tha Lesufi, sipas Reuters.
Ai tha se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar se çfarë lloj gazi e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi të mërkurën.
Lesufi vizitoi vendin e aksidentit, një vendbanim në Udjerica afër Boksburgut, në lindje të Johanesburgut.
Mediat raportuan se gazi vinte nga një bombol, i cili përdoret për ndarjen e paligjshme të arit nga mbetjet.
Në dhjetor, një shpërthim në një cisternë gazi në Boksburg vrau dhjetë persona, po aq të plagosur dhe shkatërroi shtëpi dhe automjete.


