Jeffrey Hovenier, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka thënë gjatë festimit në Prishtinë të festës së pavarësisë së SHBA-ve se SHBA-ja e bën për popullin e Kosovës kur vepron ndaj vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat e tyre.
“Nëse ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose janë të vështira ose ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat dhe kërkesat tona, e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për ta mbështetur popullin e Kosovës për t’iu afruar këtyre idealeve shume ambicioze”, ka thënë ambasadori amerikan.
Gjatë kremtimit, prezent ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që u fajësua nga sekretari amerikan, Antony Blinken për situatën në Veri.
E në Kosovë, ambasadori amerikan thotë se SHBA-ja qëndron me popullin e Kosovës, duke shtuar se duan një shtet demokratik, laik dhe multietnik – komponente që i cilësoi si akte të themelimit.
“Shpresoj se pajtoheni se edhe Kosova, në disa raste, nuk ka arritur në idealët e saj themeluese, pavarësisht se ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit”, ka dekalruar ai.
“Në këtë frymë, dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë qëndrojnë me popullin e Kosovës në mbështetje të plotë të avancimit dhe arritjes së vizionit të saj themelues për një shtet demokratik, laik dhe multietnik”, ka thënë ambasadori amerikan.