Marco Reus nuk do të jetë kapiten i Borussia Dortmundit për sezonin e ardhshëm.
Mesfushori gjerman këtë e ka bërë të ditur përmes një video e cila është publikuar në kanalin zyrtar.
“Kisha shumë kohë për të reflektuar gjatë pushimeve dhe vendosa të dorëzoja shiritin e kapitenit. Ishte krenari dhe nder që e mbajta dhe faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë”, ka thënë Reus.
34-vjeçari është gati për sezonin e 12-të te Borussia Dortmund, që kur u transferua nga Monchegladbach në vitin 2012.


