Sporti

Zyrtare: Milani prezanton transferimin e ri, Luka Romero është futbollist i ‘Rossonerëve’

07/06/2023 19:07
nga:Mergim Rreci

Milani zyrtarizon një transferim të ri në këtë merkato.

Luka Romero është një lojtar kuqezi nga sot. Ish-lojtari i Lazios përfundoi procesin e zakonshëm të vizitave mjekësore dhe nënshkrimit të kontratës në stadium dhe për këtë arsye u zyrtarizuar nga ‘Rossonerët’, përcjell GazetaBlic Sport.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë regjistrimin e lojtarit Luka Romero Bezzana. Mesfushori argjentinas ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2027.