Sipas “La Gazzetta dello Sport“, legjenda e Milanit Kaka mund t’i bashkohet ish-trajnerit të tij, Carlo Ancelotti në stafin teknik të Brazilit nga viti 2024.
Ednaldo Rodrigues, Presidenti i FA Brazilian, zbuloi të mërkurën se Ancelotti do të marrë drejtimin e Selecao duke filluar nga Copa America 2024, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas edicionit të shtypur të së enjtes të “La Gazzetta dello Sport“, ish-ylli i Milanit dhe Brazilit, Kaka, mund t’i bashkohet stafit të Ancelottit brenda një viti.
Ancelotti është nën kontratë në “Bernabeu” deri në qershor 2024, kështu që ai do t’i bashkohet ekipit kombëtar brazilian pas përfundimit të marrëveshjes së tij në kryeqytetin spanjoll. Ndërkohë, Fernando Diniz do të mbikëqyrë kombëtaren braziliane si trajner i përkohshëm.
Kaka shënoi 95 gola në 270 ndeshje nën drejtimin e Ancelottit në Milan, duke fituar pesë tituj, duke përfshirë një Scudetto dhe një Champions League.
/GazetaBlic Sport/


