Lajme

Elezi: Zgjedhjet në veri kushtuan 141 mijë e 938 euro

07/06/2023 14:08
nga:Y I

Organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri të Kosovës, buxhetit të shtetit i ka kushtuar rreth 142 mijë euro.

Koston e këtyre zgjedhjeve e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Ai ka bërë me dije për zgjedhjet në veri, KQZ-ja kishte planifikuar mbi 497 mijë euro.

“Mund t’iu konfirmoj se është hartuar raporti i shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe për zgjedhjet e parakohshme për dy kuvendet komunale Zveçan dhe Leposaviq. Sipas raportit, nga 497 398 euro të planifikuara, janë shpenzuar vetëm 141 938 euro apo 28.54 për qind e mjeteve të planifikuara. Në këtë shumë të përgjithshme të mjeteve të shpenzuara, janë përfshirë edhe mjetet për organizimin e zgjedhjeve të 18 dhe 25 dhjetorit 2022, të cilat u shtynë më 10 dhjetor, si dhe mjetet për organizimin e zgjedhjeve të datës 23 prill 2023. Buxheti i planifikuar për organizimin e raundit të parë të zgjedhjeve ka qenë në shumën 310 183 euro, ndërsa për raundin e dytë 246 300 euro”, ka deklaruar Elezi për ‘Epoka e Re’