Sporti

Gjithçka e kryer | Vesel Limaj do të nënshkruajë për dy vite tek Ballkani, zyrtarizimi para Europës

07/06/2023 14:00
nga:N M

Skuadra e Ballkanit po vazhdon me përforcime në këtë afat kalimtar të verës.

Ballkani do të luajë pas gjashtë ditësh në fazën e parë kualifikuese të Champions League ndaj Ludogorets, andaj Daja kërkon përforcime të mëdha.

Vesel Limaj ka arritur marrëveshje me klubin e Ballkanit dhe do jetë lojtari i tyre i ri.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Limaj do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me klubin kampion të Kosovës. Limaj aktualisht është duke udhëtuar për në Kosovë.

Për transferimin e tij, Ballkani pagoi 30 mijë euro tek klubi rumun, Hermannstadt. Zyrtarizimi i tij do të bëhet ditët e ardhshme, para fillimit të garave evropiane.

/GazetaBlic Sport