Lajme

Kurti ende nuk i ka konfirmuar ftesën për takim Ramës/ Abazi: Vazhdimësi e egove dhe kapriçove të tij!

07/06/2023 13:00
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të zhvillojë një vizitë sot në Kosovë ku do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ende takimi nuk është konfirmuar mes kryeministrit Kurti dhe kryeministrit Rama pasi ky i fundit kishte anuluar mbledhjen e dy qeverive.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili aktualisht është deputet i pavarur, Haki Abazi, ka folur për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë takim të pakonfirmuar tha se mos-pranimi i ftesës nga kryeminsitri Kurti është në vazhdën e egove dhe kapriçove të tij.

“Vazhdimësi e egove dhe kapriçove të Kurti” deklaroi Abazi shkurt për “Gazeta Blic”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke mbajtur nje tur ballkanik në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’

Ai e ka nisur turin në Maqedoninë e Veriut dhe do ta përfundojë në Serbi.

Kryeministri Kurti bëri të ditur dje se më me rëndësi konsideron mbledhjen e përbashkët të dy qeverive se takimet e tjera.

“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E di që do vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Miqësisht i kam kërkuar që meqënëse do vijë që ta mbajmë edhe mbledhjen e 2 qeverive e cila u anulua pa arsyeshëm ndonëse ishte parashikuar më 14 Qershor në Gjakovë. 13 marrëveshje do duhet të nënshkruheshin të cilat tashmë kanë ngelur në sirtar”

“Në mënyrë që këto marrëveshje të nënshkruhen, unë i kam propozuar Kryeministrit Rama që meqë po vjen këtë javë le ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive tona të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara që janë në sirtar e t’i zbatojmë një e orë e më parë.Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider si Kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur Procesin e Berlinit. Nëse Kryeministri Edi Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë ngelem te qëndrimi që ja kam dhënë se për takimin e ne të dyve ne kemi kontakt të drejtpërdrjet, ne takohemi shumë shpesh.Nuk lëngon raporti Kosovë-Shqipëri, por dhe demokracia e paqja e siguria në Ballkan pse nuk takohet Kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë. Por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qerverive, por jo takime të tjera”, u shpreh Kurti raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Takimi i pakonfirmuar Kurti-Rama/deputetja e AAK-së: Kryeministrit tonë i ka ‘hup rruga në oborr’

Alma Lama: Kosova po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar, nuk duhet t’i mbyllë derën edhe Shqiperisë!