Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se është takuar me juristen për media, Flutura Kusari.
Me anë të një cicërime në Twitter, ai ka theksuar se me Kusarin biseduan për shqetësimet e saja për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën e shpifjeve që është duke u bërë kundër saj në rrjete sociale.
“BE-ja ndjek nga afër mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve në Kosovë”.
“Mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike”, ka thënë Szunyog.
Takimi i pakonfirmuar Kurti-Rama/deputetja e AAK-së: Kryeministrit tonë i ka ‘hup rruga në oborr’


