Lajme

Takimi i pakonfirmuar Kurti-Rama/deputetja e AAK-së: Kryeministrit tonë i ka ‘hup rruga në oborr’

07/06/2023 12:10
nga:Y I

Krtitika për kryeministrin Kurti për mos-konfirmimin e ftesës së takimit kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kanë ardhur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetja e këtij subjekti politik, Albana Bytyqi, tha për “Gazeta Blic” se pret që Kurti të reflektojë dhe ta presë Ramën në takim.

Bytyqi theksoi se raportet me Shqipërinë duhet të jenë të mira sepse veprimet e Edi Ramës janë për të mirën e vendit tonë.

“E pashë që kryeministri Rama e kishte postuar në faqen e tij axhendën ku kryeministi jonë, Albin Kurti nuk ja kishte konfirmuar ende takimin. Shpresoj që kryeministri Kurti mos ta bëjë këtë gabim dhe ta presë në takim kryeministrin Edi Rama sepse raportet duhet të jenë sa më të mira me shtetin e Shqipërisë sepse çfarëdo që bën kryeministri Rama jam e bindur se e bën për të mirën e vendit tonë” tha Bytyqi për “Gazeta Blic”

Deputetja e AAK-së tha se kryeminsitrit Kurti i ‘hup rrugën në oborr’ dhe nuk është duke e ditur se çfarë po bën.

“Po, besoj se kanë me u dëmtu edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve nëse nuk mbahet ky takim. Po shihet që kryeministri jonë e ka ‘hup rrugën në oborr’ dhe nuk është duke e ditur se çfarë po bën” tha Bytyqi për “Gazeta Blic”


Albana Bytyqi, deputete e AAK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanit, pritet të zhvillojë një vizitë sot në Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Rama pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani ndërsa takimi me kryeministrin Kurti mbetet ende i pakonfirmuar.

Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.

Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.

Kryeministri Edi Rama takimet pritet t’i vazhdojë edhe nesër.Fillimisht do të ketë takime në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në mesditë më pas ai do të zhvillojë takime në Malin e Zi.
Atje do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe me presidentin Jakov Milatoviq.

E takimet do t’i përmbyll me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nesër në mbrëmje.

/Gazeta Blic/

Alma Lama: Kosova po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar, nuk duhet t’i mbyllë derën edhe Shqiperisë!