Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të turit të tij ballkanit, pritet të zhvillojë një vizitë sot në Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Rama pritet të mbajë takim me presidenten Vjosa Osmani ndërsa takimi me kryeministrin Kurti mbetet ende i pakonfirmuar.
Në lidhje me këtë vizitë në Kosovë të kryeminsitrit Rama ka folur për “Gazeta Blic” ish-ambasadorja, Alma Lama.
Lama tha se takimet ndërmjet përfaqësuesve të shteteve janë të domosdoshme .
Ajo tha se vizitat në kohë krizash nuk duhet të vihen në diskutim dhe të krijohen barriera.
“Mendoj se vizitat dhe takimet ndermjet perfaqesuesve të shteteve jane te domosdoshme. Por sidomos vizitat ne kohe tensionesh mes dy shteteve shqiptare, nuk duhet te vihen ne diskutim apo të krijohen barriera” tha Lama për “Gazeta Blic”
Lama potencoi se Kosova duke qenë se po rrëshqet drejt izolimit ndërkombëtar nuk duhet t’ia mbyllë derën edhe Shqipërisë.
Ajo tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë lidhet me organizimin e takimit për ‘Procesin e Berlinit’ dhe s’ka kuptim që Kurti të mos takohet me Ramën.
“Une po shoh një betejë për dominance mes Ramës e Kurtit, ndërkohë që asnjeri se ka këtë luks kur territoret shqiptare po zbrazen si pasojë e keqqeverisjes. Por Kosova sidomos që po rreshqet drejt izolimit nderkombetar si pasoje e politikave te gabuara te Kurtit, nuk mendoj se duhet te mbyllë edhe derën e Shqiperisë. Kosova është pjesë e ‘Procesit te Berlinit’ dhe vizita e kryeministrit shqiptar lidhet me organizimin e takimit te ardhshëm në Shqipëri. Kundërshtimi i Kurtit për të takuar Ramën nuk ka asnjë kuptim, perveçse nëse ai kërkon me çdo kusht të demtojë pjesemarrjen e shtetit të Kosovës edhe në këtë proces”tha Lama raporton Gazeta Blic.

Alma Lama, Ish-ambasadore/Dr. në shkenca politike dhe marrdhënie ndërkombëtare
Kryeministrin Albin Kurti, të mërkurën tha se është i gatshëm ta presë Ramën në takim vetëm në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, përndryshe jo.
Më 13 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte anuluar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës, që ishte paraparë të mbahej në Gjakovë.
Kryeministri Edi Rama takimet pritet t’i vazhdojë edhe nesër.
Fillimisht do të ketë takime në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa në mesditë më pas ai do të zhvillojë takime në Malin e Zi.
Atje do të takohet me kryeministrin Dritan Abazoviq dhe me presidentin Jakov Milatoviq.
E takimet do t’i përmbyll me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, nesër në mbrëmje.
/Gazeta Blic/
kosova eshte pjese e Procesit te Berlinit dhe vizita e kryeministeit shqiptay lidhet me organizimin e takimit te ardhshem nw Shqiperi. Kundershtimi i Kurtit per te takuar Ramen nuk ka asnje kuptim, pervecse nese ai kerkon me cdo kusht te demtoje pjesemarrjen shtetit te Kosoves
Alma
edhe ne kete proces.


