Lajme

“Punëtorit zgjatja dorën”- Mushkolaj vlerëson lart punën e kryetarit të Malishevës

07/06/2023 10:51
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj ka vlerësuar lart punën e bërë nga kryetari i Malishevës, Ekrem kastrati.

Mushkolaj duke publikuar një fotografi nga bulevardi tha se i njëjti ja ka dalë që qytetin ta transformojë.

“Sot vlerësimi jem shkon për kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai ia ka dalë që qytetin ta transformojë dhe t’i jep pamje të re duke ndërtuar bulevardin, por paraprakisht duke liruar hapësirat e uzurpuara publike – një punë jo e lehtë në një vend të vogël, ku secili e njeh secilin. Kastrati duhet të jetë model për kryetarë të tjerë dembelë, duke filluar nga ai i Prishtinës. Punëtorit zgjatja dorën” shkruan Mushkolaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: