Lajme

Ismet Kryeziu: Nëse Kurti refuzon takimin me Ramën, qasje e një fëmije të hidhëruar

07/06/2023 10:25
nga:N M

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës ( KDI) Ismet Kryeziu, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë dhe mundësinë e refuzimit për takim nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Sipas Kryeziut, mos takimi mes tyre do të ishte një rast i humbur për të diskutuar dhe gjetur politika e interesa për bashkëpunim mes dy shteteve.

“Refuzimi për të takuar një homolog nga një vend fqinj është i pazakontë në diplomaci, për më tepër, përpara se të shihet si veprim politik dhe diplomatik, do të ishte refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Nëse Kurti refuzon të takohet me Ramen, përkundër dallimeve dhe mosmarrëveshjeve që mund të ekzistojnë mes tyre, do të ishte një rast i humbur për të diskutuar dhe gjetur politika e interesa për bashkëpunim mes dy shteteve.
Refuzimi për të takuar një homolog nga një vend fqinj është i pazakontë në diplomaci, për më tepër, përpara se të shihet si veprim politik dhe diplomatik, do të ishte refleksion i qasjes së një fëmije të hidhëruar.

Rama e publikon agjendën e takimeve, thotë se është në pritje të konfirmimit nga Kurti