Sporti

Chelsea kërkon të aktivizojë klauzolën prej 12 milionë eurove për Dybala

07/05/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Ka raportime këtë mbrëmje se Chelsea ka kontaktuar me agjentin e Paulo Dybala dhe mund të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë euro në kontratën e tij me Romën.

La Joya u transferua tek Roma verën e kaluar si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me Juventusin skadoi, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor 2025, por ajo përfshinte një klauzolë specifike lirimi prej vetëm 12 milionë euro që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.

Sipas ekspertit portugez të transferimeve, Pedro Almeida, kjo ka rënë në sy të Chelsea-t, të cilët i kanë afruar agjentit të Dybala-s për të kërkuar informacion.

29-vjeçari bëri 38 paraqitje konkurruese për Romën, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime, kështu që ishte sezoni i tij më rezultativ që nga 2017-18 në Juventus.

/GazetaBlic Sport/