Matteo Moretto raporton se AC Milan është i interesuar për Samuel Chukwueze të Villarrealit.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të japin një ofertë prej 25 milionë euro plus bonuse, përcjell GazetaBlic Sport.
Nëndetësja e Verdhë pret një shifër prej 35 milionë eurosh, por që këtë shumë nuk do ta paguajnë asesi drejtuesit e skuadrës italiane.
Raportohet se një marrëveshje mund të bëhet në harkun e 30 milionë eurove, shifër që do të ishte e kënaqshme edhe për skuadrën e Villarrealit.
/GazetaBlic Sport/


