Sporti

FC Suhareka huazon futbollistin e Prishtinës, tjetër afrim i mirë për ekipin e ri

07/05/2023 22:35
nga:Mergim Rreci

Suhareka po vazhdon punën e madhe në merkato.

Pas disa afrimeve të fundit, skuadra nga Liga e Parë tashmë ka bërë edhe një lëvizje të fundit.

GazetaBlic Sport mëson se Fitim Susuri është huazuar nga skuadra e Prishtinës, atje ku edicionin e ardhshëm do të luajë nën urdhërat e trajnerit Begolli.

Susuri është huazuar për 1 vit tek Suhareka, me palët që kërkojnë suksesin e përbashkët, respektivisht ngjitjen në Superligë.

/GazetaBlic Sport/