Sporti

Sokol Neziri kërkohet nga dy skuadra kosovare

07/05/2023 22:02
nga:Mergim Rreci

Sokol Neziri, një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në elitën e Shqipërisë ka pranuar oferta nga dy skuadrat e Kosovës.

Ish-kapiteni i Kastriotit stinorin e kaluar ishte ndër më të dalluarit duke u vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.

Neziri ishte i mrekullueshëm me paraqitjet e tij, duke rënë në sy tek dy skuadra kosovare dhe tashmë karrierën mund ta vazhdojë në vendin tonë.