Lajme

Osmani pret nesër në takim kryeministrin Rama në këtë orë

07/05/2023 21:15
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten (nesër), do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas njoftimit, takimi pritet të mbahet në orën 16:00, në ambientet e Presidencës.

Rama kishte planifikuar një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti, por ky i fundit ka dhënë shenja të refuzimit të një takimi të mundshëm. Kurti tha se njëherë duhet të mbahet mbledhja mes dy qeverive e cila sipas tij pa arsye është anuluar nga homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama.

I pyetur nga gazetarët, për këtë refuzim të Kurtit, Rama tha se për këtë çështje do të flas kur të jetë në Prishtinë.

Kurti e refuzoi, Rama nesër takohet me Osmanin