Sporti

Zyrtare: Interi rinovon kontratat me Alessandro Bastoni dhe mesfushorin Hakan Çalhanoglu

07/05/2023 18:22
nga:Mergim Rreci

Interi ka njoftuar këtë të mërkurë rinovimet e kontratave me mbrojtësin Alessandro Bastoni dhe mesfushorin Hakan Çalhanoglu.

Alessandro Bastoni, 24 vjeç, i cili gjatë katër sezoneve të fundit me Nerazzurrët fitoi një titull të ligës italiane, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa, zgjati kontratën e tij me skuadrën e Interit deri në vitin 2028, përcjell GazetaBlic Sport.

Edhe Hakan Çalhanoglu, i cili dy sezone më parë u largua nga Milani për rivalin e Interit, rinovoi kontratën, por deri në vitin 2027.

Mesfushori turk sezonin e kaluar ishte një lojtar kyç, ku shënoi katër gola dhe tetë asistime në 49 ndeshje.

/GazetaBlic Sport/