Landrit Rama është njëri ndër mbrojtësit me të ardhme të ndritur në futbollin kosovar.
Mbrojtësi i talentuar ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit, por që ka diçka që po e pengon kompletimin e transferimit të tij.
Rama ka edhe 6 muaj kontratë me skuadrën e Vushtrrisë dhe ‘GazetaBlic Sport’ mëson se drejtuesit e klubit nuk po e lejojnë largimin e tij.
Burime pranë skuadrës së Llapit mësojnë se skuadra është duke provuar që të gjej një zgjidhje me skuadrën e Vushtrrisë, por që mbetet të shihet nëse do të arrihet një gjë e tillë.
Në rast se një marrëveshje nuk kompletohet, Rama do të duhet të luajë tek Vushtrria deri në muajin janar.

/GazetaBlic Sport/


