Lajme

Drejtuesi shqiptar i haxhit ndërron jetë përgjatë pelegrinazhit në Medinë

07/05/2023 14:28
nga:Y I

Haxhiu shqiptar Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë përgjatë pelegrinazhit në Medinë ku kishte shkuar në Medinë bashkë me një grup haxhijsh të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një traditë e përvitshme.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Kreu i Komunitetit Mysliman i shpreh ngushëllimet familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut nga Tirana.

Postimi i plotë

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines.

Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut.

I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus.

Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!

Kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.

Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!