Kryeministri Kurti ka folur në konferencë për medie rreth miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, raporton GazetaBlic.
Kurti thotë se kjo kategori ishte e shkelur edhe nga ish-qeveritarët.
“Kjo kategori e qytetarëve të Republikës sonë përjetuan pabarazi të dyfishtë, njëherë përgjatë largimit të dhunshëm nga puna në kohën e ish-regjimit serb dhe pastaj edhe njëherë nga pushteti i ish-qeverive të cilat me mos ndryshim ua mohuan të drejtën në skemën pensionale”, tha ai.
“Jemi Qeveria e vetem që me qëllime konkrete e ligjore po vendosim barazi dhe po rrisim mirëqenien sociale, duke ndryshuar ligjin i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata të cilët për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën të përmbushin kushtin prej 15 vitesh kontribut”, shtoi ai.
“Kjo arritje i shtohet listës e problemeve që të tjerët nuk arritën t’i zgjidhnin për 20 vite”, tha Kurti.
Qeveria merr vendim për pensionet e viteve të 90-ta


