Liga U-21 do të jetë risia e këtij viti në futbollin vendor.
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga 12 gushti i këtij viti do të fillojë Liga U21 në futbollin vendor.
Ky lajm është mirëpritur mjaft shumë nga klubi i FC Prishtinës, ku veç kanë filluar të bëhen gati.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, ekipi kryeqytetas ka shumë interesim për këtë garë, teksa kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Klubi do të fillojë përgatitjet me ekipin U-21 pas një jave, pra me 12 korrik.
/GazetaBlic Sport


