Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci në një intervistë për GazetaBlic ka folur për vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës që pezulloi komunikimin me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Bajqinovci thotë se kjo qasje është e gabuar dhe sipas tij me vendime e veprime të tilla, opozita po i shkon përshtati interesave të Vuçiqit.
“Mos-komunikimi i PDK-së me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani është i gabueshëm. Opozita me këtë qasje po i shkon përshtati vetëm Vuçiqit sepse në këtë rast ky i fundit është ai që po thotë se duhet të largohen kryetarët e katër komunave nga objektete komunale. Të njëjtën gjë po e kërkojnë edhe opozita që është gabim”, tha Bajqinovci.
“Populli është duke i treguar paraprakisht se çfarë do t’ju gjejë në rast se e rrëzoni Qeverinë Kurti që po e mbron vendin nga agresioni serb”, shtoi tutje ai.


