Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për ftesën në festën e realizuar për shënimin e 4 Korrikut.
Hovenier ka thënë se kjo është shumë domethënëse për ta.
“I nderuar të marr pjesë në festën e 4 Korrikut të Komunës së Prishtinës për ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Faleminderit Perparim Rama që tftove ekipin tim dhe mua – është domethënëse për ne që të jemi në gjendje të festojmë për pavarësinë e vendit tonë me kolegët dhe miqtë ndërsa jemi jashtë vendit”, ka shkruar Hovenier.


