Sporti

Manchester United kërkon shërbimet e Amrabat

07/04/2023 23:28
nga:Mergim Rreci

Manchester United po punon për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe duket se fokusin e ka kthyer nga skuadrat italiane.

Mediet britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” janë shumë të interesuar për mesfushorin e Fiorentinës, Amrabat.

Marokeni dhe trajneri i United, Erik ten Hag kanë punuar së bashku në Utrecht, ndaj ata njihen mirë bashkë dhe te Manchester do ishte një ribashkim për dyshen.