Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm populli, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj deklarate ndaj tij ka reaguar deputetja e VV-së, Arjeta Fejza.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se populli ka votuar për të vetëvendosur me 14 shkurt 2021 dhe se nuk ka më kthim pas në regjimin e vjetër.
Ajo ka shtuar se tentativat e opozitës janë të kota dhe të dështuara.
Postimi i saj i plotë:
Akterë të opozitës nga PDK paskan thënë sonte që vetëm populli mund ta rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit.
Sa për t’ua kujtuar, populli ka vendosur për të vetëvendosur me 14 shkurt 2021, nuk ka më kthim pas në regjimin e vjetër! Tentativat e opozitës janë të kota dhe të dështuara.
Lushtaku i PDK-së: Këtë qeveri mund ta rrëzojë vetëm populli


