Barcelona dhe Milani u identifikuan si favoritët e mëdhenj për të transferuar Arda Guler, por sipas Marca, do të jetë Real Madridi që do të marrë talentin turk.
Madridi do të paguajë 20 milionë euro, mbi 17.5 milionët e klauzolës së lirimit që Guler ka me Fenerbahçen, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas Vinícius Jr., Rodrygo apo Endrick, Real Madrid rrëmben një nga talentët e rinj më të mëdhenj të futbollit në kontinentin e vjetër, i cili, sipas të përditshmes spanjolle, mund t’i bashkohet madrilenëve vetëm në 2024/2025. Vendimi do të varet nga Carlo Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/


