Lajme

Muhaxheri: Situata aktuale është shenjë që po shkojmë drejt ndarjes

07/04/2023 21:54
nga:G B

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se situata aktuale në veri është shenjë se vendi po shkon drejt ndarjes.

“Krejt garancitë i kemi pasur që atyre t’u sigurohet Asociacioni i komunave dhe nuk ka ndarje, por kjo çka po ndodh është shenjë që po shkojmë drejt ndarje”, ka thënë Muhaxheri në Rubikon.

Sipas Muhaxherit, Qeveria e Kosovës ka hyrë në lojën e Serbisë.

Ai shtoi se situata  është duke shkuar në favor të Serbisë e në degradim të Kosovës.