Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se ne sot në Kosovë kemi familje, shtëpi e dinjitet moral e kombëtar, shtet, falë presidentit amerikan Bill Clinton, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se pa vendimin e këtij njeriu, shqiptarët e Kosovës do të ishin shfarosur.
Ai ka shtuar se është injorancë, arrogancë, mosmirënjohje – primitivizëm fakti se si shteti i Kosovës, partitë politike, kryetarët e komunave nuk organizuan së paku nga tre autobus nga çdo komunë, për ta nderuar njeriun i cili i shpëtoi nga shfarosja.
Kajtazi po ashtu ka thënë se turpi i madh i bie popullit të Kosovës, që ka zgjedhur që kjo klasë politike ta përfaqësojë.
Postimi i tij i plotë:
TURPI I KLASËS POLITIKE DHE I SHTETIT TË KOSOVËS
Bill Klinton në historinë e shqiptarëve, përfaqëson personalitetin fal të cilit, ne sot në Kosovë kemi familje, shtëpi, dinjtet moral e kombëtar…, kemi shtet!
Sikur ky njeri të sillej me komoditetin e një burokrati të rëndomtë, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës do të përfundonte në varreza masive masakruar, e dhunuar dhe e dëbuar në katër anët e botës.
Pa vendimin e këtij njeriu, shqiptarët e Kosovës do të ishin shfarosur.
Është injorancë, arrogancë, mosmirwnjohje – primitivizëm fakti se si shteti i Kosovës, partitë politike, kryetarët e komunave nuk organizuan së paku nga tre autobus nga çdo komunë, për ta nderuar njeriun i cili i shpëtoi nga shfarosja.
Turpi i madh i bie popullit të Kosovës, i cili ka zgjedhur që kjo klasë politike ta perfaqësojë.
Në qytetrimet moderne, gjëja që urrehet më së shumti është mosmirnjohja.


