Sporti

Zyrtare: UEFA merr vendim, Osasuna përjashtohet nga garat evropiane

07/04/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Tani është zyrtare: Osasuna është përjashtuar nga Conference League 2023/24 dhe nuk do të garojë në garën e tretë evropiane të UEFA-s, 16 vjet pas pranisë së fundit në garat kontinentale.

Vendimi u bë i ditur nga vetë klubi nga Pamplona, ​​në lidhje me skandalin e trukimeve të ndeshjeve në të cilin ishin përfshirë spanjollët, me dyshime për blerje të rezultateve në sezonin 2013/2014, përcjell GazetaBlic Sport.