Lajme

Pavarësia e Amerikës/ Vjosa Osmani: Liria jonë ka gjurmë amerikane kudo

07/04/2023 17:47
nga:Genita C

Presidentja e vendit Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka uruar ditën e pavarsisë së Amerikës, duke thënë se liria jonë ka gjurmë amerikane kudo, raporton Gazeta Blic.

“Sepse liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur”, tha Osmani.

Osmani ka shtuar se në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës.

Tutje Osmani thotë se 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë lirinë.

Postimi i saj i plotë:

Më 17 Shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës, valojnë po aq flamuj të Amerikës sa edhe të Kosovës.

Më 4 korrik, festojmë lirinë e Amerikës, po aq sa festojmë lirinë tonë.

Sepse liria jonë ka gjurmë amerikane kudo. Në jetët e shpëtuara, në institucionet e ndërtuara, në çdo rresht të deklaratës së pavarësisë, në çdo njohje të kësaj pavarësie, në çdo sukses e në çdo të arritur.

Sepse 17 Shkurti dhe 4 Korriku simbolizojnë të njëjtën gjë: LIRINË.

Një liri e ndërtuar mbi aleanca. Një aleancë që do të rrojë po aq sa shteti i Kosovës, përgjithmonë!