Lajme

Krenar Shala me një lutje për Albin Kurtin: Mos e dërgo vendin në zgjedhje se mbesim pa opozitë

07/04/2023 16:05
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Krenar Shala ka një lutje për kryeministrin e vendit, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai ka kërkuar nga Kurti që mos ta çoj vendin në zgjedhje, ngase sipas tij rrezikojmë që të mbesim pa opozitë pas zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

☞ Kryministër, t’lutna mos e dërgo venin në zgjedhje se ka gjasa që mesim pa Opozitë pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo nuk osht mirë as për ty, as për Kosovën. Populli e ka votu këtë qeveri për ni mandat të plotë.

☞ Përkthyesja qëllimisht apo gabimisht e ka përkthy dje fjalimin e ish presidentit Bill Clinton në Tiranë. Ai thotë: “Kosovarët i kanë krijuar ato katër qytete në të të mirë të serbëve për tu dhënë 4 kryetar më tepër. Kshtu që mendoj që ata kanë bërë gabim që nuk kanë votuar.” E jo qysh po e përkthen përkthyesja qëllimisht apo gabimisht: …kshtu që mendoj ata se tani kanë bërë një gabim të votojnë”.

☞ Videoja që u bo virale ku shihet një imam duke e ngritur flamurin amerikan diku në Kosovë ish dashtë me konë njëra ndër videot me ma së shumti shpërndarje në rrjetet shoqërore. Epike!