Lajme

Raportohet si i humbur pas 10 vitesh një person në Rahovec

07/04/2023 10:34
nga:Y I

Një person në Rahovec ka raportuar në polici se viktima mashkull që nga viti 2012 ka dalë nga shtëpia dhe ka shkuar në Shqipëri, por që atëherë nuk din për vendndodhjen e tij.

Sipas ankuesit, i njëjti e ka raportuar rastin edhe në Shqipëri.

Organet e rendit bëjnë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe çështja mbetet nën procedurë hetimore.