Sporti

Gjithçka e kryer: Enea Koliçi nënshkruan për dy vite me Ballkanin

07/04/2023 10:07
nga:Lorik J

Portieri i njohur, Enea Koliçi do jetë pjesë e ekipit kampion të Kosovës, FC Ballkani.

Koliçi i cili padyshim ishte portieri më i mirë në Kosovë në vitet e fundit ka vendosur që të largohet nga Gjilani të vazhdojë karrierën tek ekipi i Ballkanit.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Koliçi ka nënshkruar kontratë me Ballkanin për dy vite.

Ai poashtu iu është bashkuar ekipin në stërvitje, teksa ende është në pritje për t’u regjistruar si futbollist i ekipit nga Suhareka.

Koliçi padyshim se është një prurje e rëndësishme tek Ballkani, pasi blindojnë portën pas largimit të Stivi Frashërit.

/GazetaBlic Sport