Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Shtime

07/04/2023 09:46
nga:Y I

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur dje në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime.

Policia raporton se viktima është sjellë pa shenja jete dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti në procedurë hetimore.