Lajme

Lajçak viziton sot Kosovën, do të takohet me Osmanin

07/04/2023 07:47
nga:Y I

Ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë sot në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar presidenca e Kosovës, e cila thotë se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thotë njoftimi i Presidencës.