Sporti

Kim Min-Jae pranë Bayern, të mërkurën zhvillohen testet mjekësore të koreanit

07/03/2023 19:46
nga:E K

Bayern ka arritur marrëveshje me Napolin për transferimin e mbrojtësit jugkorean, Kim Min Jae.

Pas përfundimit të marrëveshjes me klubin italian dhe lojtarin, Kim pritet të kryejë testet mjekësore të mërkurën, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e njoftoi eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Transferimi i tij pritet t’i kushtojë skuadrës gjermane rreth 60 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/