Sporti

Liverpool në bisedime me Matip për rinovimin e kontratës

07/03/2023 18:31
nga:E K

Liverpool është një nga skuadrat më aktive të kësaj merkato verore.

The Reds siguruan shërbimet e Mac Allister nga Brighton dhe Dominik Szoboszlai nga Leipzig duke përforcuar repartin e mesfushës që ishte një nga repartet më të kritikuara nga sezoni i kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra angleze si duket tash ka prioritet rinovimet e kontratave me lojtarët që ka në dispozicion.

Sipas Fabrizio Romanos, Liverpool ka nisur bisedimet me Joel Matip për të rinovuar kontratën e qendërmbrojtësit.

Kujtojmë se Matip u transferua te Liverpooli në vitin 2016 si transfer i lirë nga Schalke 04. Që nga ajo kohë kamerunasi është një nga shtyllat kyqe të mbrojtjes së skuadrës së Jurgen Klopp në partneritet me Virgil Van Dijk.