Lajme

“Nuk ju çojmë në Ruanda”, trafikantët e emigrantëve ndryshojnë reklamat në Tiktok

07/03/2023 13:23
nga:Genita C

Gjykata e Apelit në Britani rrëzoi planin e qeverisë britanike për dëbimin e emigrantëve në Ruanda pasi u cilësua i paligjshë dhe i pasigurt.

Kjo ka bërë që trafikantët shqiptarë të emigrantëve të mos të humbin fare kohe dhe të promovojnë sërish në rrjetin social Tik Tok, kalimet në kanalin e La Manshit me anije të vogla.

Prestigjiozja“The Telegraph” në një artikull të saj shkruan se postimet e bandave shqiptare në Tik Tok i bëjnë jehonë këtij vendimi të Gjykatës së Apelit duke iu sqaruar atyre se nuk do largohet nga Mbretëria e Bashkuar nëse hyjnë aty në mënyrë të paligjshme.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi planin e qeverisë britanike për dëbimin e emigrantëve në Ruanda. Por pavarësisht se e respektonin këtë vendim, kryeministri Rishi Sunak dhe Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman janë shprehur se do ta apelojnë në Gjykatën e Lartë dhe se argumenti “Ruanda s’është e sigurt” është shterpë, pasi sipas tyre është.